Haziri takohet me Molliqajn, a po përgatitet koalicion LDK-PSD

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

nkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është fotografuar sot gjatë një takimi me sekretarin e PSD-së, Darrdan Molliqaj në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Ky takim mes dy njerëzve ndër më kryesoret të këtyre dy partive, është parë sot në një kafiteri në kryeqytet.

Fotografia është realizuar nga Gazeta Zëri, ku aty shihen Molliqaj dhe Haziri duke pirë kafe dhe biseduar sigurisht p zhvillimet e fundit në Kosovë.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuesit e subjekteve parlamentare kanë shpeshtuar takimet për të arritur koalicionet parazgjedhore ose paszgjedhore.

Përndryshe, drejtuesit e LDK-së vazhdimisht kanë bashkëpunuar me lëvizjen ‘Vetëvendosje’, përderisa PSD-në e Shpend Ahmetit e kanë quajtur ‘patericë të Haradinaj’.

Të ngjashme