Haziri: U munduan ta ndalin zbardhjen e vrasjeve politike

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 08:21 | Nga

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke komentuar zhvillimet e parmbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, ka vlerësuar se deputetët e koalicionit PANA u munduan ta ndalin zbardhjen e vrasjeve politike.

Postimi i Hazirit në Facebook:

LDK-në në natën e 28-vjetorit e sulmuan me padrejtësi. U munduan ta ndalin zbardhjen e vrasjeve politike ata që sot në Kosovë njihen si koalicioni PANA.

Nuk po flasim për ujin Italian, por për koalicionin e pushkëve. Më e rënda ka qenë kur konvertitët politikë po mundohen me dalë si shpëtimtar, por e vetmja besë dhe shpresë është LDK. Si njëri prej atyre që nuk jam ndarë nga udha e Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë, jam ndier i tmerruar me fragjilitetin e shtetit tim, atdheut tim, vendit tim.

Nuk më ka tmerruar iniciativa sepse e kam pritur dhe kjo tentativë do të vazhdojë edhe në janar. Më ka tmerruar angazhimi dhe tendenca që dikush të fitojë mbi këtë proces, duke dalë para mediave natën vonë kinse jemi lodhë, e po e shpëtojmë Republikën, por me kushte. Repububl11ika nuk ka kushte. #RepublikaMbiteGjithë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme