Haziri: Vetëvendosja ka mbetur kamp politik pa partner

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Vetëvendosja ka mbetur pa partner në politikë.

Haziri ka folur për shkaqet e quan LDK-në që të nisë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

‘’Pse LDK nuk e pranoj politiken një hap para tre prapa. Një hap para për qëllime politike me nënshkrimin VV-LDK marrëveshja, dhe votimi i Qeverisë më 3 shkurt. Në momentin që kemi pa që Kurti ka fillu të udhëheqë me tre hapa mbrapa nuk kemi mund të lejojmë të jemi pjesë e kësaj politike”.

“Hapi i parë prishja e raporteve me SHBA-të. Hapi i dytë prapa raportet politike brenda Kosovës, raportet me partnerin e vet. Besoj se do të mbesim partner i tyre edhe në të ardhmen. Me Vetëvendosjen janë dëmtu marrëdhëniet deri në mosbesim. VV ka mbetur kamp politik pa partner’’, tha Haziri.

Të ngjashme