Haziri zotohet: Nëse e marr timonin e LDK-së, nuk bëj koalicion me asnjë parti

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mbrëmë ka folur për zgjedhjet e brendshme për kryetar të partisë.

Haziri ka thënë se nëse ai bëhet kryetar i LDK-së nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

“Mendoj që për gara parazgjedhore, me të gjithë ka vija të kuqe, sa më përket mua”, u shpreh Haziri.

Ai u ka bërë “vija të kuqe” të gjitha partive, përfshirë PDK-në, Vetëvendosjen, AAK-në, Nismën, AKR-në dhe PSD-në.

I pyetur se a është kundër koalicionit parazgjedhor me PSD-në, Haziri ka thënë se nuk është diskutuar dhe nuk sheh koalicion parazgjedhor as me PSD-në.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se koalicionet paszgjedhore do të dihen pas zgjedhjeve.

“Pas zgjedhjeve vijmë pas zgjedhjeve”, ka thënë Haziri në TV Dukagjini.

Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje nëse ai zgjidhet kryetar i partisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme