Heldt tani ambasador në Letoni, por Kosovën e mbanë ende në zemër

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt i cili tashmë ushtron këtë detyrë në Letoni duket se ende e mbanë në zemër Kosovën.

E këtë e ka treguar duke komentuar vizitën e presidentit letonez, Egils Levits në Kosovë.

Ai u shpreh i lumtur për takimin mes presidentes Osmani me homologun e saj letonez, duke treguar se i vlerëson shumë të dy, përcjell Klankosova.tv.

“Shumë i lumtur që shoh në këto fotografi bashkimin e dy krerëve të shteteve që kanë shumë vlerë për mua”, ka shkruar ai.

Tutje, ai u shpreh që shpreson të nxisë dinamika të reja për Kosovën dhe gjithë rajonin.

“Shpresojmë që të nxisë dinamika të reja për Kosovën dhe gjithë rajonin, në një Evropë që ndryshon me shpejtësi dhe një Evropë që ka nevojë për më shumë integrim bazuar në vlerat tona të përbashkëta të lirisë”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Të ngjashme