Heqja e vizave – Shala: BE-ja ka rënë në provim me kosovarët

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Blerim Shala, ka thënë se mungesa e një vendimi pozitiv për liberalizimit e vizave për Kosovën nga ana e BE-së është rast i paprecedentë për Brukselin.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës është dashtë të udhëtojnë lirshëm në Europë për festat e fundvitit të 20118-ës dhe se në këtë aspekt ka rënë nga provimi.

Për Shalën, ky s’është dështimi i vetëm i BE-së në raport me Kosovën.

“BE-ja ka ra keq në këtë provim para qytetarëve të Kosovës, teksa një tjetër rënie në provim, edhe më e madhe, e BE-së, në këtë aspektin e funksionimit politik të Bashkimit Europian, ka ndodhur në vitin 2008-të, kur pesë shtete të BE-së, nga 27 shtetet anëtare, nuk iu bashkua 22 shteteve të BE-së në njohjen e shtetit të Kosovës”.

“Gjithçka do të ishte ndryshe sot në raportet e Kosovës me BE-në, si dhe në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë (dialogu për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte përfunduar qëmoti), po të kishte pajtim për Kosovën në mes të shteteve anëtare të BE-së”.

Shala ka thënë se janë qytetarët e Kosovës që po i vuajnë pasojat e këtyre gabimeve dhe dështimeve të BE-së.

Madje, sipas tij, kjo po ndodhë edhe në sigurimin e vaksinave për qytetarët e BE-së dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Sidoqoftë, politika kosovare, kjo që është sot, me siguri me shumë të meta, (të cilat janë të ditura për të gjithë qytetarët e Kosovës), do të duhet të gjejë mënyra për ta kthyer për vendimmarrje në Bruksel çështjen e Liberalizimit të vizave për kosovarët, me një synim të qartë që në fund të këtij viti (apo, me një vonesë trevjeçare), kosovarët të udhëtojnë në Evropë pa viza”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme