Heset Sahiti paraqet 10 prioritetet e Nismës në Lipjan

Lipjan | 25 Sht 2017 | 17:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Nismës për Kosovën, Heset Sahiti, ka paraqitur dhjetë prioritet e tij nëse e merr besimin për ta drejtuar Komunën e Lipjanit.

Sahitit ka thënë se bujqësia dhe mirëqenia sociale për qytetarët janë prioritetet kryesore të Nismës.

Ai ka premtuar se do ta rrisë buxhetin për bujqësinë; sigurimin e një fondi për fermerë; ndërtimin e tregut të gjelbër në Magurë etj.

Rregullimi i infrastrukturës së ujit dhe ujërave të zeza për biznese dhe siguria e ushqimeve për qytetarët e Lipjanit, janë prioritet i kandidatit Sahiti.

“Vende të turizmit ka Lipjanit dhe do të ketë investime në këtë fushë”, ka thënë më tutje Heset Sahiti, duke paralajmëruar, mes tjerash, investime në shpellën e Gadimes.

Mes 10 zotimeve të Nismës në Lipjan është dhe heqja e taksave për kategoritë e luftës.

Sahiti, po ashtu, ka siguruar se do të depolitizojë sektorin e arsimit në Lipjan. Sipas tij, Lipjani ka nevojë për së paku një shkollë të re fillore dhe për çerdhe.

Krasniqi: Lipjani është me fat! 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se qytetarët e e Lipjanit janë me fat që në këto zgjedhje mund të zgjedhin një kryetar si Eset Sahiti dhe kandidatët e Nismës për Kuvend Komunal.

“E kam pasur fatin që të jem gjatë në politikë dhe t’i njoh të gjithë kandidatët për kryetar të Lipjanit. E them me bindje se kandidati Heset Sahiti është me vlera të larta dhe me vizion të qartë. E them me bindje se është fat për Lipjanin dhe për çdo fshat të kësaj komune”, tha Krasniqi.

Madje, sipas tij, Sahiti e meriton të jetë më shumë se vetë kryetar i Lipjanit.

“E keni nderin ta votoni Nisma për Kosovën në Lipjan dhe jam i bindur se nuk do të zhgënjeheni. Sahiti do të jetë përçues i frymës politike i cili do të respekton çdo qytetar”, u shpreh Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës.

Nisma e mbush Shtëpinë e Kulturës në Lipjan

Ka nisur tubimi i Nismës për Kosovën që shënon hapjen e fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Lipjan, raporton Ekonomia Online.

Në këtë komunë, Nisma garon me Heset Sahitin. Ai po shpalos programin e tij, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, e cila është e mbushur plot.

Në tubim po merr pjesë dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e zyrtarë të tjerë nga qendra.

Nismës në Lipjan i është bashkuar edhe ish-kryetari Shukri Buja, i cili para pak kohësh braktisi PDK-në.

Të ngjashme