Hidhet poshtë ankesa e Nismës për votat me postë nga Serbia

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Partia e Famtir Limajt ka qenë shumë e zëshme për votat të cilat kanë ardhur nga Serbia, dhe ka kërkuar vazhdimisht që ato të mos pranohen fare nga KQZ’ja.

Sipas tyre ato kishin ardhur në mënyrë të parregullt në Kosovë dhe si të tilla nuk do të duhej të pranoheshin. Për një gjë të tillë ka bërë kërkesë edhe në PZAP, gjë që sot i është refuzuar.

Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresave hedh poshtë kërkesën e Nisma-AKR-së për mos procedim të votave të ardhura me postë nga Serbia.

PZAP ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë kërkesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, në të cilën kërkoje që të anulohen fletëvotimet e ardhura nga Serbia përmes postës.

Në kërkesën e parashtruar nga ky koalicion, thuhej se Divizioni i Shërbimit të Votave ka vepruar në kundërshtim me neni 4.3 dhe 4.4 të rregullit zgjedhor, pasi ka pranuar dërgesa postare në mënyrë të grumbulluara (paketë), gjë që konsiderohet se të gjitha këto vota janë plotësuar në një lokacion në Serbi. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga PZAP, shkruan Express.

Një kërkesë e tillë e NISMA-s për mos pranimin e votave nga Serbia, bëhet për shkak të procedimi i tyre do të rriste menjëherë pragun zgjedhor dhe si pasojë NISMA me shumë gjasë do të mbetet jashtë Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme