Hisen Berisha kalon në PDK

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Hisen Berisha, ish-Komandati i brigadës 138 “Agim Ramadani” , i cili ishte pjesë e betejës së Koshares, ka kaluar në PDK.

Këtë aderim e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një fotografie të postuar në Facebook.

Veseli ka thënë se ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani” nga sot është anëtar i PDK-së.

“Ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, nga sot është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tone”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme