Hisen Berisha pas sanksioneve të ShBA-së: Ftoj Kurtin të heqë dorë nga gjuha e arrogancës

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se saherë që Kosova është bashkërenduar me aleatët perëndimor ka dalë fituese.

Berisha përmendi sanksionet që ShBA ndërmorri për grupin e krimit të organizuar në veri të Kosovës dhe mbështetjen që BE-ja i dha këtyre sanksioneve, raporton Gazeta Express.

“Ne si Kosovë, sa herë që jemi bashkërenduar me aleatët, gjithmonë kemi fituar!Goditja që SHBA dhe BE, si dy aleatët kryesor që ka Kosova, i dhanë krimit të organizuar në veriun e Kosovës është tregues që Kosova vazhdon dhe do të vazhdojë të ketë nevojë për aleatët tanë”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar kryeministrit Kurti që në raport me ShBA dhe BE të heq dorë nga gjuha e arrogancës.

“E ftoj Kryeministrin Kurti që, në raport me SHBA dhe BE, të heqë dorë nga gjuha e arrogancës dhe mbajtjes së leksioneve filozofike. Në raport me aleatët tanë, Kosova sot ka nevojë për kreativet dhe guxim politik dhe jo për kokëfortësi dhe arrogancë politike. Historia dëshmon që sa herë që jemi bashkërenduar me aleatët, Kosova gjithmonë ka fituar”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme