Hisen Berisha për rastin “Pika”, dëmtoi imazhin e Policisë së Kosovës u përdorë për qëllime politike

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Aksioni “Pika” i realizuar të hënën nga Inspektorati i Policisë dhe Prokuroria Speciale la të arrestuar 50 zyrtarë të shtetit. Komandantë, togerë, policë e doganier të Kosovës.

Aksioni u përshëndet nga të gjithë, por nuk munguan as kritikat.

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka folur për InDoks për operacionin “Pika”. Ai mendon që është dëmtuar imazhi i Policisë së Kosovës dhe mendon që Qeveria e ka tentuar ta përdor këtë operacion për nevoja politike.

“Spektaklet, propaganda si në rastin “Pika”, po mendoj se në ambient qeverisës ku ka kriza të vazhdueshme ose kalojmë nga një krizë një tjetër dhe kriza e ardhshme e mbulon të parën është në vazhdën e kësaj për t’i c ‘orientuar për të shmang vëmendjen nga ajo çka është krizë reale në këtë vend”, ka deklaruar Berisha për InDoks të Insajderit.

Berisha i cili poashtu është anëtari i Komisionit për Çështjes e Sigurisë e Mbrojtjes është shprehur se është pro luftimit të krimit ama Qeveria Kurti sipas tij nuk mund të krekoset siç po bënë,.

“Me këtë nuk duhet me kuptu se unë jam kundër për luftimin e krimit, jam, ka ndodhur në vazhdimësi luftimi I krimit jo vetëm në këtë qeverisje, qeveritë e kaluara mbahen në mend për luftime edhe për arrestime më të madh për krime edhe më të rënda që kanë shkuar deri në evazion fiskal. Në krim në shëndetësi, arsim kudo, mirëpo spektakli dhe propaganda nuk duhet të jetë pjesë, pse, sepse mund të ketë nëse I shohim efektet, mund të ketë një efekt prevenues ndaj krimit, pretendimit për krim por mund ta ketë edhe një efekt paralajmërues ndaj kriminaleve por mund ta ketë edhe një efekt tjetër negative në imazhin e institucioneve”, u shpreh ai.

Sipas tij ky aksion nuk është i madh ashtu siç po pretendohet. Krejt kjo sipas Berisha po ndodh që qeveria aktuale ta largojë vëmendjen nga keqqeverisja.

“…sepse po flasim për një rast kur një polic paska pirë një kafe me një qytetar që ka kaluar nëpër pikën kufitare dhe u përmend një 20 eurosh, e pashë diku nëpër portale këtë farë afere dhe tash po identifikohet e tërë policia me një dukuri të tillë negative po prishet imazhi i institucionit sic u bë në shtatorin e 2021 në veri, degradimi i fuqisë që prezanton njësia për operacione speciale por ne duhet të bëjmë kujdes në këto tema. Krimi është luftuar gjithmonë dhe duhet të luftohet gjithmonë. Kjo është në rutinën ditore të policisë, kjo, është edhe detyra e tyre. Propaganda që u bë me qëllimin e thjeshtë për të fshehur keqqeverisjen, keq menaxhimin”, deklaroi Berisha.

Derisa ministra në Qeverinë e Albin Kurtit deshën ti jepnin kahje politike operacionit “Pika” me arsyetimin se po luftohet krimi tash kur ka ndërruar pushteti, këto pamje dëshmojnë të kundërtën. Operacioni i madh i IPK-së që arrestoi policë të përfshirë në kontrabandë e bixhoz ilegal në kufirin Kosovë-Serbi, ndodhi në kohën kur kryeministër ishte Avdullah Hoti.

Kur u arrestuan policët që po bënin kontrabandë e merrnin ryshfet në pikat kufitare në Veri të vendit, kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

Madje disa nga policët e hetuar në atë rast bashkëpunonin me këto grupe kriminale të fuqishme dhe me lidhje politike.

Operacione të tilla të Prokurorisë e IPK-së për policë të korruptuar ishin bërë edhe në kohë kur me Qeverinë po drejtonin kryeministra të tjerë.

Të ngjashme