Historianët e Deçanit: LDK-ja ta votojë Haradinajn për kryeministër

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 13:27 | Nga

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj deklarate për opinionin, fton Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe deputetët e saj të frymës rugoviane që të votojnë Ramush Haradinaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

“Kosova, nuk ka kohë për të humbur dhe popullit të Kosovës duhet të i kthehet dinjiteti për shpresë e jetë në këtë vend, andaj duhet të lihen me një anë teket politike dhe të i jepet shanse krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e historianëve të Deçanit.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe deputetët e saj të frymës rugoviane e kanë për obligim moral që të votojnë Qeverinë Haradinaj, ngase në momente më të vështira për LDK-në dhe familjen Rugova, Haradinaj është gjendur afër LDK-së dhe familjes Rugova.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe deputete e saj të frymës rugoviane duhet të votojnë Haradinaj, sepse para një dekade ishte vet presidenti historik i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, i cili i besoj Haradinajt drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në një deklaratë për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme