Historiku i përplasjeve në mes kushërirave Daka e Osmani

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Vijnë nga i njëjti qytet, bile, mes vete janë edhe kushërira.

Por, këto dy elemente të përbashkëta nuk e penguan presidenten Vjosa Osmanin që ta shkarkoj nga posti kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, njofton Klan Kosova.

Këtë vendim e para e vendit e pati paralajmëruar muaj më parë kur ishte vetëm ushtruese e detyrës së Presidentes.

Atëkohë arsyeja e këtij konflikti mes të dyjave u patë bërë mos certifikimi i disa partive politike për kandidim në zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen, pjesë e listës së të cilës ishte edhe vetë.

Por, konflikti mund të ketë filluar shumë më herët kur kryetarja e shtetit e pati caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa i pati kërkuar Dakës të mos bënte ankesa.

Kjo e fundit më pas pati deklaruar se presidentja duhej të konsultohej edhe me të në lidhje me caktimin e ditës së zgjedhjeve, e jo vetëm me partitë.

Të ngjashme