Historiku i zgjedhjeve në Kosovë

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 08:57 | Nga

Ndonëse zyrtarisht viti 2000 shënon zgjedhjet e para të lira në Kosovë, në fakt ka qenë viti 1992 kur është votuar për herë të parë. Edhe në atë kohë, ndonëse pa karrike dhe Kuvend, ishin zgjedhur deputetët dhe qeveria e njohur si “qeveria në ekzil”.

Jusuf Buxhovi, ish-sekretar i lëvizjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qenë një nga njerëzit që ka mbikëqyrur zgjedhjet e asaj kohe në kushtet e tensioneve të aktivistëve kosovarë, me regjimin e Sllobodan Milloshevicit.“Zgjedhjet e para në histori janë legjitime.

Shqiptarët legjitimuan shkëputjen nga Jugosllavia, sepse në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 99% e tyre. Ka pasur forca të jashtme të interesuara, kemi pasur vëzhgues të huaj dhe është votuar në ambjente të ndryshme, kudo ku ka pasur mundësi”, deklaron Buxhovi.

Gjatë viteve ‘90 Kosova do të funksiononte në dy sisteme paralele. Shkollat zhvilloheshin në lëvizje, nëpër shtëpi private, në një formë guerrile. Ashtu edhe politika.Marrëveshja e Dejtonit lë Kosovën jashtë dhe shfaqet Ushtria Clirimtare e Kosovës.

Për të treguar kulturë qytetërimi, me sugjerimin e ndërkombëtarëve u organizuan edhe zgjedhjet e vitit 1998. Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar.Gjatë qeverisë së përkohshme të Hashim Thacit, pas luftës në vitin 2000, kosovarët në radhë të gjata votuan për zgjedhjet lokale.Pas tyre u mbajtën edhe zgjedhjet e vitit 2002, 2004, zgjedhjet lokale dhe qendrore në vitin 2007 dhe ato lokale në vitin 2009. Ndërsa këto të sotmet janë zgjedhjet e para parlamentare që pas pavarësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme