Holanda ka ndryshuar disponimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja holandeze, Kati Piri tha se ka ndryshuar disponimi i vendit të saj rreth integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Holanda, së bashku më Francën, kanë qenë skeptikët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Reagimi i anëtares së Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme thekson se ky ndryshim vjen pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon.

“Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin e këtij vendi.

– të mbështetet kandidatura pë në BE e Ukrainës dhe Moldavisë;

– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;

– të gatshëm të rishikohet liberalizimi i vizave për Kosovën;

– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme