Hooper kundërshton sjelljen me pranga të Thaçit në sallën e gjyqit

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Avokati David Hooper ka thënë se është habitur kur e ka parë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të sillet në dhomën e gjykimit me pranga në duar.

Hooper tha se nuk është e nevojshme vendosja e prangave pasi Thaçi nuk mund të shkojë askund, raporton Ekonomia Online.

Por, gjykatësi Nicolas Guillou tha se kjo është procedurë që aplikohet tek çdo i pandehur.

“Nuk ka trajtim të posaçëm për klientin tuaj. Ëështë procedurë që aplikohet për çdokënd që vjen në Dhomat e Specializuara”, ka thënë gjykatësi.

Të ngjashme