Hoti: 1.2 miliard € do të ndahen për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 13:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë të rregullt ka miratuar planin qeverisës për periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

Hoti gjatë shqyrtimit të raportit të programit qeverisës ka thënë se do të jetë edhe dialogu me Serbinë në bashkëpunim të plotë me ShBA-në dhe BE-në.

Ai ka thënë se do të krijohet edhe një bashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështje që janë në interes të vendit.

“Marrja e plotë si qeveri për të quar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim të plotë me BE dhe ShBA-në. Zbatim i reformave evropiane dhe krijimi i bashkëpunimit pozitë opozitë për çështje që janë në interes të vendit”.

“Masat gjatë fazës emergjente ne planifikojmë ta mbajmë të mobilizuar sistemin tonë shëndetësorë. Masat afatgjatë përfshijnë krijimin e kapaciteteve që të kryejmë nuk të madh të testeve. Do të ndërtojmë edhe një lloj sistemi të inteligjencës ku të verifikojmë lajmet shumë shpejt që mund të paraqiten”.

Hoti gjithashtu ka thënë se prioritet do të jetë edhe rimëkëmbja ekonomike. Ai tha se do të ndihmohen bizneset për t’i mbuluar kostot dhe projektet e tyre afatgjate me 1.2 miliard euro.

“Prioritet i dytë është rimëkëmbja ekonomike edhe këtu i kemi ndarë masat afatshkurtra dhe pastaj masat afatgjata. Do të ndihmojmë ndërmarrjet për t’i mbuluar kostot dhe projektet e tyre afatgjate. Janë të paraparë fondi prej 1.2 miliard euro”.

Ministri i FSK-së Anton Quni ka kërkuar të nisë shërbimi ushtarak në Kosovë, raporton EO.

Quni ka deklaruar se janë disa standarde të cilat duhet të iu përmbahen.

Ndërsa Ministrja e MPJ-së, Meliza Haradinaj, ka folur për mos pranim-dorëzimin e detyrës së ministrave nga ish-ministrat e VV-së.

“Dje edhe sot u kuptua qe Kosova funksionon edhe pa pranim dorëzimet e detyrës”.

Të ngjashme