Hoti: 2 miliardë euro do të futen në ekonomi deri në fund të vitit, tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti nis pas tetë ditësh

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 16:22 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar deputetët për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke theksuar se fondi prej 2 miliardë euro do të futet në ekonomi deri në fund të viti, ndërsa sistemi online për tërheqjen e Trustit do të hapet pas tetë ditëve, raporton Ekonomia Online.

“Ju informoj për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. I falënderoj të gjithë pozitë e opozitë. Fondi prej 2 miliardë euro do të futet në ekonomi deri në fund të viti”, tha Hoti.

“Janë 200 milionë euro për biznese, 20 milionë euro për punëtorë që janë larguar nga puna, heqja e TVSh-së për lëndën e parë. Ulja e TVSh-së për gastronomi, rritja e fondit për garantim të kredive”, tha tutje ai.

“Është bërë një punë e madhe. Falënderoj Ministrinë e Financave e gjithë ekspertët. Përgatitjet e nevojshme po bëhen për tu zbatuar vendimet nga ligji”, shtoi ai.

Tutje, i pari i Qeverisë tha se ka biseduar me zyrtarët në Trust që qytetarët shpejt të kyçen për të tërhequr paratë

“Nga shuma e paraparë për këtë prej 365 milionë euro janë shpërndarë 280 milionë deri më tani”, shtoi ai.

“Pas 8 ditësh me këtë ligj ne fusim në ekonomi rreth 600 milionë euro”, tha tutje.

Hoti tha se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar Kosova renditet me pakon më të madhe për rimëkëmbje ekonomike krahasuar me vendet tjera si mbështetje për qytetarët e bizneset.

Të ngjashme