Hoti: Ajo që prezantoi Kurti në konferencë s’është vendim i Qeverisë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për vendimin e kryeminisrit Albin Kurti i cili ka marrë vendim që ta heqë taksën në formë të pjesshmë.

Hoti ka thënë se ajo çfarë ka thënë Kurti në konferencë është vetëm një prezantim i tij rreth taksës dhe reciporciteti dhe jo vendim i Qeverisë.

“E para ajo që është prezentu nuk është vendim, vendimet merren në qeveri dhe jo në konferenca. Nuk do të shkoj përpara asnjë vendim pa dakordim mes partnerëve qeverisës. Është propozim i kryeministri se si ai e sheh taksën dhe reciprocitetin”, ka thënë ai në T7.

Ai ka thënë se duhet të ulën me VV dhe të bisedojnë rreth kësaj çështje.

Të ngjashme