Hoti akuzon Shpend Ahmetin: Po të teprojnë 23 milionë euro, ku janë parqet e parkingjet

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar Kryetarin e PSD-së se po e keqmenaxhon Prishtinën, duke bërë që mjete të shumta të teprojnë nga buxheti i Komunës të pashfrytëzuara.

Prishtinës i kanë tepruar 23.3 milionë euro nga vitit 2018, ka shkruar Hoti.

“Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës”.

Hoti e ka quajtur udhëheqjen e Ahmetit të padijshme dhe dembele.

“Si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për të kryer projektet kapitale, Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milion euro.Prej tyre, 9.5 mil euro janë mjete që nuk janë shpenzuar që nga viti 2017, dhe 13.8 mil euro nga viti 2018. Sa parqe, rrugë e ndriqim do të ishin kryer me 23.3 mil euro? Sa shkolla do të ishin pajisur me kabinete për punë praktike për nxënës? Sa drunjë do të ishin mbjellë? Sa parkingje do të ishin ndërtuar? është shprehur Avdullah Hoti. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme