Hoti angazhohet për financimin e rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 09:21 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim Kryeministri Hoti, propozoi që të shqyrtohen të gjitha rrugët ligjore dhe me të gjitha shoqatat të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, të hartohen marrëveshje kornizë tri vjeçare për financimin e tyre.

Qëllimi i hartimit të marrëveshjes kornizë, është sigurimi i financimit të rregullt për të gjitha shoqatat që ofrojnë shërbime publike, të cilat Qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore nuk kanë kapacitet t’i ofrojnë.

Nisma e Kryeministrit Hoti, për hartimin e marrëveshjes kornizë tri vjeçare për financimin e rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, u vlerësua si vendosje e standardeve të reja në bashkëpunimin e këtyre shoqatave me Qeverinë, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme