Hoti: AShAK më dha mbështetje të fuqishme për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti pas qëndrimit në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dha se ka marrë mbështetje të fuqishme për procesin e dialogut me Serbinë.

Ai tha se ky proces duhet të zhvillohet duke e pasë një konsensus të brendshëm shtetëror, ndërsa, sipas tij, imperativ për të arritur këtë objektiv është bashkëpunimi dhe transparenca e plotë.

“Në kuadër të shpalosjes së kornizës për procesin e dialogut, sot kam takuar anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nga të cilët mora mbështetje të fuqishme për qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë proces. Po ashtu, kam filluar takimet edhe me partitë politike dhe në bashkëpunim me vendet e Kuintit dhe të gjithë partnerët e tjerë vendas, do të punojmë për arritjen e objektivave tona të përbashkëta”.

Të ngjashme