Hoti: Asnjë qeveri nuk mund të tërhiqet nga marrëveshja e Washingtonit

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti shpreson në ndihmën e Shteteve të Bashkuara, që të kapërcej ‘trandjen’ që mund të ketë shkaktuar vendimi për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kryeministri në detyrë, Hoti, i cili ka qenë pjesë e dy qeverive të rrëzuara të dala nga legjislatura e fundit e kuvendit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vaksina e Pfizerit kundër COVID-19 do të vijë gjatë muajit shkurt.

Në këtë intervistë, Hoti thotë se asnjë qeveri nuk mund të tërhiqet nga Marrëveshja e Washingtonit. Ai flet edhe për koalicionet e mundshme, duke thënë se në parim, LDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë pari.

Hoti po ashtu premtoi depolitizim të stafit të misioneve diplomatike të Kosovës dhe zgjerim të rrjetit diplomatik, ndërkaq dialogun e Brukselit konsideron se LDK-ja e “ka strukturuar”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hoti, LDK-ja ishte pjesë e dy qeverive në legjislaturën e kaluar, që të dyja u rrëzuan. Të parën e rrëzuat ju me mocion mosbesimi, të dytën Gjykata Kushtetuese. Pse duhet besuar sërish LDK-ja në këto zgjedhje, pse duhet votuar?

Avdullah Hoti: Sepse e ka programin më të mirë, sepse historikisht (LDK-ja) i ka vendosur interesat e shtetit të Kosovës dhe interesat e qytetarëve, përpara interesave partiake. Nëse i shihni të dy qeveritë paraprake, përpara neve, në mënyrën se si jemi sjellë njëherë në opozitë dhe pastaj në qeverinë paraprake, do ta shihni që njëherë janë interesat shtetërore që i kemi vendosur përpara. (Intervista e plotë në Rel)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme