Hoti: Asocacioni është punë e kryer, në dialog do të hyjmë vetëm për njohje

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Asocacioni i komunave serbe në Kosovë do të krijohet në parim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se ky Asocacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Përmbajtja e Asocacionit është e mbyllur, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Krijimi i asociacionit do të bëhet sipas parimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoti.

“Parimet e dialogut janë të qarta. Do të flasim vetëm për njohje. E dyta, nuk të ketë prekje të sovranitetit. Njohja do të vijë në kufijtë aktual. Për këtë jemi dakorduar para ndërkombëtarëve ne dhe pala serbe”, shtoi Hoti në Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme