Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Hoti, në konferencë për media ka folur  për takimin që ka zhvilluar me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se vizita e Lajçak ka ndodhur në momentit e duhur për të bërë vlerësim për procesin e dialogut.

Hoti ka thënë se Asociacioni është temë e mbyllur.

“Ky nuk është proces si lehtë por do t’i qasemi në bazë të parimeve të qarta”.

Ai tha se Kosova nuk është palë që bllokon procesin e dialogut.

“Është protagoniste e parë në këtë proces për të quar përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”.

Kryeminstri Hoti tha se Asociacioni është temë e mbyllur dhe i kemi të gjitha garancitë se ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai poashtu theksoi se janë duke diskutuar marrëveshjen finale dhe vlen dakordimi me partneret tanë. “Asgjë nuk zbatohet derisa përmbyllet marrëveshja reciproke”, tha Hoti.

Të ngjashme