Hoti: Ata që po negociojnë fshehtas e pa mandat do të përballen me refuzim popullor

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 15:44 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon funksionalitetin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.

Hoti ka shkruar në Facebook se Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që është bërë për paqe në rajon.

“Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme. Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme