Hoti: Ata që trumbetonin se i kanë numrat janë heshtur

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 16:20 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa ka folur për mos thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se numrat nuk janë mbledhje e zbritje, por është besim dhe dashuri për vendin.

Ai ka përsëritur se nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër dhe nuk do të bëjnë asnjë pazar.

“Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre. Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Hoti ka thënë se “LDK mbetet e përkushtuar fuqishëm të dëshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik”.

“Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë, por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë i Hotit:

Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret.

Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.

Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin.

LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të dëshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme