Hoti: Çështja e Presidentit do të marrë shumë shpejt udhë

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shumë shpejt do të nisin negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Ai tha se për këtë rruga kushtetuese është shumë e qartë, raporton Ekonomia Online.

“Çështja e presidentit do të marrë shumë shpejt udhë. Rruga kushtetuese është e qartë” është shprehur Hoti, i pyetur nga gazetarët, në konferencën për medie, gjatë vizitës në BQK.

Kryeministri ka folur edhe për ligjin për rimëkëmbje ekonomike, me ç’rast u shpreh i bindur se ai do të miratohet së shpejti.

Kryeministri Hoti dhe Guvernatori Mehmeti kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet të ketë  Qeveria me Bankën Qendrore të Kosovës në masat e reja për rimëkëmbjen ekonomike nga janari i vitit të ardhshëm. 

“Është më së e qartë që ne do të përballemi  me këtë pandemi përtej dhjetorit të këtij viti. Deri në fund të dhjetorit ne praktikisht e mbështesim ekonominë e Kosovës me rreth 5 për qind të bruto produktit vendor në kuadër të Fondit për Rimëkëmbjen Ekonomike prej 365 milionë eurove”, tha kryeministri Hoti.

Ai theksoi se me buxhet është paraparë vazhdimësia e këtij fondi për vitin e ardhshëm  në shumën prej 182 milionë euro si ndihmë për bizneset dhe për qytetarët.

Të ngjashme