Hoti: Deklaratat e Selmanajt për të pagjeturit janë duke u shtrembëruar nga persona të caktuar

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 13:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj lidhur me çështjen e të pagjeturve janë shtrembëruar. Hoti u ka kërkuar falje atyre që janë ndier të lënduar, siç ka thënë ai nga deklaratat e shtrembëruara, raporton Ekonomia Online.

“Deklaratat qe i ka dhënë Selmanaj janë duke u shtrembëruar nga personat e caktuar, nëse do të kishte një element më të vogël në bindje apo deklarata të se cilit zyrtar të shtetit që do të binte ndesh me parimet tona, unë i pari do të ju kërkoja falje dhe do të merrja menjëherë veprimet e duhura. Nëse dikush nga familjarët është ndjerë keq nga informatat e shtrembëruara edhe për atë ju kërkoj falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç po thuhet”, ka deklaruar ai.

Kryeministrit i është kërkuar ta shkarkojë Selmanajn nga pozita e zëvendëskryeministrit.

Hoti poashtu ka shprehur angazhimin e kësaj Qeverie për temën e të pagjeturve.

“Besoj e keni analizuar edhe vetëm deklarimin e zëvendëskryeministrit në Kuvend. Nëse ka pasur përkushtim për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve najherë ka në këtë Qeveri sepse nuk ka munguar angazhimi pos tash për shkak të angazhimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë”.

“Në procesin e dialogut në Bruksel tema e të pagjeturve ënjtë e para që diskutohet, edhe në informatat që i kam në komisionin parlamentar krejt këto tregojnë se sa e përkushtuar është kjo qeveri me çështjen e të pagjeturve”.

Të ngjashme