Hoti: Demarkacioni të votohet sa më parë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 11:33 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që marrëveshja e demarkacionit të votohet sa më parë sepse është çështje e rëndësishme për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka vendi duhet të shkojë në zgjedhje pasi sipas tij tjetër rrugë nuk ka.

“Ne e kemi fuqinë politike për të bërë opozitë me numra. Kuvendi duhet të mbledhet sa më parë që të votohet demarkacioni për të përmbyllur atë cështje të rëndësishme për qytetarët, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, rrugë tjetër nuk ka”.

“Shumica parlamentare duke parë që nuk i kanë votat e nevojshme për çfardo çështje në Kuvend vendosin qe të mos marrin pjesë fare në votim”.

Hoti ka deklaruar se në këtë situatë Kuvendi nuk mund të vazhdojë me punime.

“Në këtë situatë seanca dhe Kuvendi nuk mund të vazhdojë me punime. Është e pasinqert që edhe kryetari edhe kryeministri të dalin në foltore dhe të lëshojnë fraza politike për opozitën ndërkohë që kur vet kanë qenë në opozitë  ka gjuajtur gaz lotsjellës, ka përdorë dhunë, i ka përdorë të gjitha metodat joparlamentare për të bërë opozitë”.

 

Të ngjashme