Hoti dhe Zemaj në Infektivë, pas rritjes së numrit të rasteve me Coronavirus

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 07:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe u.d. të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, kanë vizituar Klinikën Infektive, raporton Ekonomia Online. 

Vizita vjen pas shpërthimit të rasteve me Coronavirus dhe masave që Qeveria njoftoi se do të hyjnë në fuqi nga kjo e premte.

Pas takimit do të ketë konferencë për medie.

Kjo vizitë vije pas rritjes së numrit të të infektuarve me Coronavirus ditëve të fundit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 519 mostra prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive, kurse janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Të ngjashme