Hoti nga Brukseli: Dialogu nuk ka alternativë

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk ndalet dhe se nuk ka alternativë.

Ai në një deklaratë për medie, pas takimit me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, tha se ka kërkuar nga ambasadori Richard Grenell që të shtyjë takimin e 27 qershorit në Washnigton, Kosovë – Serbi.

“Dialogu nuk ka alternativë. Ne tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballemi. Unë në konsultim me ambasadorin Grenell kam kërkuar që ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur. Çështjet që lidhen me drejtësinë, siç ishte vendimi i djeshëm, unë besoj që nuk duhet të diskutohen por të respektohen. Unë besoj së tanimë si Kosovë kemi maturi insitucionale për t’i tejkaluar këto çështje”, tha Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme