Hoti: Dialogu s’do të bëhet “mollë sherri” për koalicionin, jemi në situatë specifike për presidentin

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar se koalicioni qeverisës tani po gjendet në rrethana të tjera për shkak të acarimeve rreth çështjes së presidentit, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Hoti i bëri kur u pyet nëse procesi i dialogut mund të bëhet ‘’mollë sherri’’, për acarim më të thellë të raporteve me partnerët qeverisës.

”Nuk do bëhet ‘’mollë sherri’’ asnjëherë, sepse ne kemi një program qeverisës ku po vazhdoj të punoj në bazë të atij programi”.

”Nuk besoj që duhet të jetë problematike çështja sepse po zhvillohet mbi parime të qarta”.

”Tash jemi në një situatë specifike, ku duhet t’u japim drejtim çështjeve – zgjedhjes së presidentit apo shkuarjes në zgjedhje”.

Lidhur me këto çështje, Hoti thotë se në ditët në vazhdim do të dilet me një vendim si zgjidhja më  e mirë për vendin.

”Besoj që në ditët e ardhshme do të arrijmë të koordinojmë këto aktivitete i gjithë spektri politik në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin”.

Të ngjashme