Hoti: Dialogun me Serbinë e udhëheq kryeministri

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin në Uashington tha edhe njëherë se është ai që do të udhëheq dialogun.

Hoti tha se në dialog po hyjnë për njohje reciproke dhe për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se parimet për procesi ne dialogut mbështetën në Kushtetutën e vendit.

“Dialogu udhëhiqet nga kryeministri i vendit, sepse kështu thotë Kushtetuta e vendit, sepse kështu thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit të kaluar. Tani sa i përket parimeve për procesi ne dialogut, janë tre parime të artikuluara në Kushtetutë: E para, që integriteti territorial është i panegociushëm; e dyta, që organizmi kushtetues i vendit është i panegociushëm dhe e treta, që marrëveshja që mund të arrihet duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën”, tha ai.

Të ngjashme