Hoti: Do t’i depolitizojmë federatat e sportit

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 18:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një vizite që i ka bërë klubit të futbollit të femrave “Hajvalia”, ka premtuar se do të përmirësojë kushtet për sportistët.

“Unë jam këtu duke komunikuar me të gjitha kategoritë e shoqërisë edhe me sportistët talente të reja për t;ju treguar që do të punojmë shumë për këto talente. Kemi shumë emra të sportit tani që janë të njohura edhe në Evropë dhe në botë… Ju garantoj që kemi për t’ju qëndruar afër dhe me ju mbështet, duke ju siguruar kushtet elementare për zhvillimin e sportit në çdo komunë”.

Ai premtoi mbështetje për federatat pa përjashtim, mbështetje për klubet sportive. “Do t’i depolitizojmë komplet federatat e sportit”, ka thënë Hoti.

Për të vizituar këtë klub, Hoti përdori transportin publik të kryeqytetit. me këtë rast, ai takoi e bashkëbisedoi me qytetarë për programin qeverisës të koalicionit të cilin e udhëheq.

Të ngjashme