Hoti: Do t’i fusim mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se pas miratimit në Kuvend, Qeveria tanimë ka dritën jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbje ekonomike”.

Në këtë program parashihen të futen mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës, të goditur nga pandemia.

“Gjatë viteve 2020 – ’21, me ministrat e kabinetit tim, do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës. Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga #COVID19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare”.

“Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim!”.

Kuvendi miratoi vendimin për “Tejkalim të rregullave fiskale”.

Të ngjashme