Hoti edhe sot me agjendë të ngjeshur

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 10:09 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi, Prof. Dr. Avdullah Hoti sot do të prezantojë dhe do të diskutojë përfaqësuesit e bizneseve planin e tij ekonomik dhe zhvillimor për mandati katërvjeçar në ora 9 në hotel Emerald.

Në ora 12 ai do të mbajë tubim zgjedhor në Mitrovicë Palestra e Sportit “Minatori”, për të vazhduar me tubim zgjedhor në Vushtrri, Palestra e Sportit “Jeton Tërstena” afër Urës së Gurit, ora 13:30.

Pas Vushtrrisë, Avdullah Hoti do të mbajë tubim në Graçanicë, Shtëpia e Kulturës në Kishnicë, ora 16:30, për të përfunduar fushatën për sot në tubimin në Degën V-të të LDK-së në Prishtinë, Shkolla Fillore “Shkëndija” në Hajvali, ora 17:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme