Hoti: Është me interes shtetëror që të preken të gjitha temat në Washington

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 22:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është me rëndësi që të preken të gjitha temat në takimin mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Washington më 4 shtator.

“Për neve është me interes që të imponohen të gjitha temat”, thotë ai.

“Është interes shtetëror që të hapen të gjitha temat dhe ne ta përmbyllim kapitullin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Unë po akuzohem se nuk po them asgjë të re. Por që tre muaj them një gjë. Duhet që të ruhen partneritet ndërkombëtare me platforma të shëndosha. Kemi krijuar platformën tonë dhe e kemi prezantuar atë para të gjithëve. Ajo nënkupton njohjen reciproke mes dy vendeve dhe pastaj normalizimin e marrëdhënieve. Po insistojnë që unë të jem kreativ. Nuk ka kreativitet këtu. Vetëm njohja reciproke i normalizon komplet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë“, vazhdon ai.

“Nëse i shihni çështjet që i kemi pezull. Dëmet e luftës, obligimet për të drejtat njerëzore, çështjet e të pagjeturve. Këto janë çështje që mund të zgjidhen mes dy shteteve të pavarura bazuar në konventat ndërkombëtare”, përfundoi Hoti. 

Të ngjashme