Hoti flet për zvogëlimin dhe ristrukturimin e ministrive, tregon si po shkon procesi

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 12:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka folur për sfidat të cilat do ta presin Qeverinë në procesin  risktukturimit të ministrive, pas zvogëlimi të numrit të tyre, raporton Ekonomia Online.  Hoti  ka thënë se kanë pritur më shumë telashe gjatë këtij procesi. AI  ka njoftuar se 11  ministri janë reduktuar në 9, kurse 6 të tjera kanë mbetur siç kanë qenë nga 21 ministri sa ka pasur qeveria e kaluar.  

Këtë deklaratë ai e ka bërë tryezën me temën “Zgjedhja mes shumë dhe disa ministrive: Implikimet e ristrukturimit të Qeverisë së Kosovës dhe arsyeshmëria për zvogëlimin e fushëveprimit organizativ të saj në mënyrë të konsiderueshme e cila është organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).  

Në këtë tryezë u vlerësua se numri i madh i ministrive ka shërbyer për rehatimin e militantëve partiakë. Aty është folur edhe për implikimet që mund të dalin sic shpërndarja e buxhetit, ndarja e agjendave dhe miksimi i tyre.

“Kemi pas shumë vërejtje që kanë ardhur nga zvogëlimi i  numri të ministrive nga  21  sa kanë qenë në 15. Te Ministri e Brendshme hynë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me administratën publike. Nga 21 ministri,  11 janë ristrukturar dhe janë reduktuar në 6. 9ministri  kanë mbetur ashtu siç kanë qenë. Këto që kanë mbetur  ne zakonisht i quajmë klasike,  siç janë Ministria e Arsimit , Shëndetësisë , ajo e Integrimit Evropian. Kur i redukton të giitha këto ministri gjithmonë do të kenë sfida në procesin e zvogëlimit të departamenteve dhe divizioneve.

Ai ka thënë se në këtë proces kanë pritur më shumë probleme.

“Pritjet i kemi pasur më ndryshe. Kemi pritur që do të hasim me një problem por,  ajo nuk ka ndodhur fare. Ne kemi marr vendime të nevojshme sa i përket sekretarëve të përgjithshëm. Sekretarët që nuk janë ricaktuar ende në pozita, ne  e kemi për obligim që ata persona të sistemohen në punë ekuivalente, tha Hoti.

Ndërsa, Arbresha Loxha nga GLPS-ja tha se numri i madh i ministrive ka bërë që të punësohen militantet partiak.

“Numri i madh i ministrive ka shërbyer për të punësuar militant partiak apo njerëz të afërt me politikën. Këto pasoja do të barten ndër vite dhe kjo ka ndikuar edhe në pëformancën e institucioneve. GLPS-ja ka kërkuar zbatim të reformave”, shtoi ai.

Hulumtuesi në GLPS,  Arbër Fetahu tha se disa nga implikimet që kanë dalë nga zvogëlim i ministrive ëshrë shpenzimi i buxhetit.

“Zvogëlimi i qeverisë nga 21 në 15 do të ketë implikimet e veta. Raporti thekson se disa nga implikimet  që mund të dalin janë se kemi një shpenzim të buxhetit dhe koordinimi mund të jetë më i mirë me 15 ministri,  se sa me 21 ministri. Po ashtu,  kemi implikimet negative siç janë mos shpërndarja e drejt i agjendës apo miksimi i agjendave. Nëse bashkimi i ministrive nuk bëhet në mënyrë të duhur mund të kemi edhe një mos përputhje të duhur të agjendave në integrimet evropiane”, tha ai.

Të ngjashme