Hoti fton Pacollin në takimet LDK-VV

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 16:36 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se nga sot do të kenë takime në baza ditore me Lëvizjen Vetëvendosje(LVV) për të draftuar platformën qeverisëse, raporton Ekonomia Online.

“Sinjalet e para ju i keni parë moti tash mbas dështimit të gjashtë seancave të Kuvendit të Kosovës ne nuk ka arsye të presim. Ne kemi pritur koalicionin PAN që të shfrytëzoj të drejtën kushtetuese që të konstituoj Kuvendin e Kosovës, për të dhënë propozimin për kryetar. Duke qenë se qe gjashtë seanca radhazi kanë dështuar neve na u ka hap rruga që në mënyrë ligjore dhe kushtetuese të arrijmë marrëveshje për qeverisje të përbashkët dhe të përgatitemi për të punuar bashkë në qeverisjen e ardhshme”

“Nga nesër do të kemi takime ditore, ne kemi studiuar në detaje programin e lëvizjes Vetëvendosje, ata kanë studiuar programin tonë. Tani më e dimë, cilat janë pikat që na bashkojnë dhe cilat janë pikat që ka nevojë të diskutohen. Unë besoj që shumë shpejt do të mund të dalim me dokument të shkruar si platformë e qeverisjes së përbashkët”, ka thënë Hoti.

I pyetur për largimin e Aleancës Kosova e Re nga koalicioni LAA, Hoti pohoi se AKR-ja është ndarë për të formuar grup të vetin parlamentar.

“Sot ka qenë një takim mes kryetarit të LDK-së që është kryetar i koalicionit tonë dhe zotëri Pacolli sipas deklarimit të tij ai ka thënë se dëshiron të formojë grup të vetin parlamentar, ka qenë edhe kërkesë e tij që LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje të përafrohen sa më parë në arritjen e marrëveshjes së përbashkët qeverisëse. Ky takim i sotit ka qenë në frymën e kësaj. Unë i bëjë ftese, AKR-së, Behxhet Pacollit që të na u bashkohen që nga nesër në takimet intensive që do të kemi për ta draftuar platformën tonë qeverisëse”, tha Hoti.

Këto deklarime Hoti i bëri pas takimit me deputetit e VV-së, Dardan Sejdiu.

Gjatë ditës kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk do të jenë më pjesë e koalicionit LAA.

Të ngjashme