Hoti: Haradinaj nuk ka kontroll mbi shtetin dhe policinë, zgjedhjet zgjidhja e vetme

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 11:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje e situatës institucionale të krijuar në Kosovë. Kështu tha,  shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën javore të LDK-së.

“Sot kemi në pushtet një qeveri që ka vetëm 43 deputetët. 350 mijë vota në opozitë janë në opozitë,qeveria ka vetëm 200 mijë vota. Një qeveri e pakicës nuk mund të udhëheq këtë vend tani e tutje dhe si rrjedhojë zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”, tha Hoti

“Ne nuk mund të lejojmë që Lista Serbe të definoj se kur vendi të shkoj në zgjedhjen. Shpresoj që edhe partitë të tjera të reflektojnë”, shtoi ai.

Në pyetjen se a do të iniciojë LDK mocion për rrëzimin e qeverisë, Hoti tha se qeveria veç se është e rrëzuar.

“Qeveria është rrëzuar koalicioni është komplet i shpartalluar. Koalicioni kur është themeluar nuk është themeluar me një plan të qartë me një bazë të qartë. Krejt çka është bërë është dakordimi se si të akomodojnë interesat e tyre”.

Shefi i GP të LDK-së, ka paralajmëruar se do të mbledh në një tryezë edhe partitë e tjera dhe të dakordohen për datën e zgjedhjeve.

Hoti ka komentuar edhe deportimin e shtetasve turq. Sipas tij, deportimi i turqve pa dijeninë e Kryeministrit, dëshmon se ai nuk ka kontroll mbi shtetin.

“Nuk dihet kush ka dhënë urdhër për këtë. Ne kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe personale nga personat që kanë marrë këto veprime me këto deklarime ai bën të qartë që nuk ka kontroll mbi qeverinë dhe policinë”, ka deklaruar Hoti.

“Ne do të kërkojmë përgjegjësi morale dhe ligjore për kryeministrin dhe hierarkinë. Shkarkimi i ministrit të punëve të brendshme dhe shefit të AKI-së  nuk është I mjaftueshëm ata nuk mund të marrin një vendim pa marr një urdhër. Nëse kjo nuk qëndron atëherë shteti nuk tërhiqet nga Kryeministri dhe Presidenti por nga shteti i Turqisë”, tha ai.

Të ngjashme