Hoti: Haradinaj u pajtua me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti tha se kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj është pajtuar me marrëveshjen që u nënshkrua sot në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit amerikan Donald Trump.

Ishte i pari i AAK’së që paralajmëroi sot daljen nga koalicioni qeverisës pasi sipas tij, nuk kishte marrë mirëkuptimin e Hotit për  heqjen e çështjes së Liqenit të Ujmanit nga marrëveshja.

“Sa i përket deklarimit të z,.Haradinajt… Brenda koalicionit, ka konfrontime të argumenteve por në fund z. Haradinaj u dakordua me marrëveshjen dhe e përshëndeti atë”, tha Hoti.

Më vonë marrëveshja u përshëndet nga Haradinaj, i cili tha se e mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, aty nuk është përfshirë çështja e Liqenit të Ujmanit.

Të ngjashme