Hoti i fton liderët e partive në zyrë për t’u koordinuar para udhëtimit në Washington

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka ftuar liderët e partive politike për një takim të përbashkët nesër para udhëtimit në Washington.

Hoti ka shkruar në Facebook se këtë ftesë e ka bërë me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit për procesin e dialogut në Serbinë.

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!”, ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme