Hoti i kënaqur me punën që ka bërë në Qeveri, i bindur se do të dalin fitues në zgjedhje

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 12:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se ata do të jenë fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se gjatë takimeve më qytetarët ka pa mbështetje të madhe, duke shtuar se LDK-ja ka ekipin më të mirë dhe se kanë bërë punë të mirë gjatë qeverisjes.

“Jam i bindur që më 14 shkurt do të dalim fitues. Kemi ekipin më të mirë, kemi menaxhuar shtetin në periudhën më të vështirë në këto 20 vite dhe kemi lënë gjurmë”, tha Hoti gjatë vizitës në kompaninë “Gjirafa”.

Ai ka thënë se hapja e fushatës zyrtare të LDK-së do të mbahen gjatë mbrëmjes në Prishtinë.

Të ngjashme