Hoti i përgjigjet ashpër Abazit: Sa mirë që nuk të pranuam në LDK

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, i shkarkuar mbrëmë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i ka reaguar ashpër ish kolegut të tij Haki Abazit. Hoti ka thënë se Abazi po thotë të pavërteta ndaj tij, që si besojnë as zogjtë e malit. Ai ka thënë se është i lumtur që nuk e kanë pranuar në LDK në vitin 2018.

“Ndoshta tash i kanë dhëne detyre të me shajë mua e LDK-në, sic e ka pasur detyrë më herët të shante Vetëvendosjen e PDK-në. Me këdo që kam punuar edhe një ditë të vetme unë mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po më lë hapësirë për këtë. Sa i lumtur jam që nuk e kemi pranuar në LDK me 2018, kur me vinte në zyrë e kërkonte të futej në strukturat tona. Intuita ime atëherë më thoshte se ky nuk është njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Të ngjashme