Hoti i premton bashkëpartiakut Haliti projekte të reja për Vitinë

Viti | 12 Tet 2020 | 11:03 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti, është zotuar se Qeveria do të investojë në projekte në të mirë të jetës së qytetarëve të Vitisë, raporton Ekonomia Online.

Hoti pas takimit që pati me kreun e kësaj komune, Sokol Haliti e ka përgëzuar atë për menaxhimin e pandemisë, duke shtuar se ekzekutivi do të jetë krahë i tyre në çdo aspekt.

“I përgëzoj për punën që ka bërë si komunë me pandeminë. Biseduam për projekte specifike si qasja e Gerlicës në Autostradë. Sot do ta fillojmë një projekt që e kemi filluar në vitin 2017”.

Kryetari Sokol Haliti ka thënë se e ka njoftuarkryeministrin për gjendjen e pandemisë dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme, raporton EO.

“E informova edhe me raport me shkrim. Ne do të fillojmë një projekt me rëndës”.

Të ngjashme