Hoti i raporton sot Kuvendit për dialogun para udhëtimit për në Washington

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca.

Nga ora 11:00 Kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

Ai këtë raportim do ta bëjë para udhëtimit të 27 qershorit për në Washington të SHBA-së ku do të takohen me palën nga Serbia me ftesë të ngarkuarit të SHBA-së për dialog, Richard Grenell.

Seanca e dytë do të jetë vazhdim i asaj të lënë në gjysmë herën e fundit ku do të trajtohen një sërë çështjesh./KK

Të ngjashme