Hoti i reagon Veselit: Zhvendosjen e mbledhjes së TVSH-së, nuk e bëtë për dy vjet

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha se qeveria e tij do ta praktikojë një politikë të re për pagesën e TVSH-së, e cila deri më tash ishte barrë e madhe për shumë biznesmenë, sepse ajo duhej të paguhej në kufi, ende pa e shitur produktin, raporton EkonomiaOnline.

Hoti ka thënë se këtë mundësi ata që ishin në pushtet e kishin dy vjet, por që nuk e bëren.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se LDK-ja ka në program që me Pakon Fiskale 3.0 të ndodhë bashkimi i ATK-së dhe Doganës, me mbledhje të TVSH-së brenda vendit.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Keta qe po premtojne zhvendosjen e mbledhjes se TVSH-se brenda vendit e kane pasur rastin ta bejne per dy vite. Te gatshem e kane pasur ligjin per bashkim te ATK-se dhe Doganes per te krijuar kapacitetet per kete, dhe pastaj edhe ndryshimet ne ligjin per TVSH.

Kane bere te kunderten. E kane sjellur ne Kuvend ligjin per TVSH ku kane parapare edhe nje agjenci shtese per TVSH, e cila gje e rrit me tutje burokracine.

Ne programin e LDK-se, me PAKON FISKALE 3.0, do te ndodh bashkimi i ATK-se dhe Doganes dhe do te kalohet ne mbledhje te TVSH-se brenda vendit. Kjo do te lehtesoje bizneset duke rritur likuiditetin e tyre, pasi nuk do te kene nevoje te paguajne mbi 400 mil euro para se te shesin mallin, por vetem atehere kur te ndodhe transaksioni.

Të ngjashme