Hoti: Institucionet e reja e kanë legjitimitetin ta marrin përsipër dialogun dhe politikën e jashtme

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ka thënë se angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim.

“Kjo nuk është gjë e re.I ri është konteksti politik në Kosovës, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme”, ka thënë Hoti.

“Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE. Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim”.

“Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme