Hoti: Integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ‘’Vjena dialogu për të ardhmen 2020’’ me moton  “Ekonomia takon politikën në botën digjitale’’.

Në këtë forum ku u diskutua kryesisht për nevojën për mobilizim të ri në botën digjitale, sfidat dhe mundësitë për ekonominë e rajonit, Kryeministri Hoti, tha se përkundër pandemisë Covid-19, Kosova ka vazhduar angazhimet konkrete për të realizuar agjendën evropiane, me theks të veçantë në Tregun e Përbashkët Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast Kryeministrit Hoti, theksoi se beson fuqishëm, se pas zotimeve në Samitin e Sofjes, javën e kaluar, integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit. Duke nënvizuar se qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është kyçe për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin në BE, të gjithë rajonit.

Kosova, tha kryeministrit Hoti, është e vendosur për të promovuar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike dhe pret qasje konstruktive nga të gjitha palët, sidomos nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Bashkëpunimi multilateral siç është Tregu i Përbashkët Rajonal, promovon dhe përmirëson sigurinë në rajon, qëndrueshmërinë politike dhe bashkëpunimin ekonomik, shtoi ai.

Kryeministri Hoti, në Forumin Ekonomik të Vjenës, theksoi se Kosova pret që integrimi rajonal i  Ballkanit Perëndimor të përmirësoj perspektiven drejt zgjerimit të BE-së dhe jo të zëvendësoj atë.  Ai nënvizoi se, bashkëpunimi multilateral ekonomik kërkon zotime të përbashkëta për tregun e përbashkët, ide kreative dhe projekte të përbashkëta ekonomike.

Kryeministrit Hoti foli edhe për projektet konkrete të bashkëpunimit multilateral me të cilat promovohen katër liritë: shërbimet, kapitali, idetë si dhe liria e dijës dhe e hulumtimit.

Kryeministri Hoti, duke komentuar agjendën për Ballkanin Perëndimor, po ashtu theksoi se Kosova është e përkushtuar që të rris kapacitetet absorbuese, të thelloj bashkëpunimin me këto vende, partnerët ndërkombëtarë dhe Komisionin Evropian, me qëllim që të përfitoj nga projektet për investime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme